Fejesë në gjysmëmaratonë

Fejesë në gjysmëmaratonë

Gjysmëmaratona “Prishtina 2018” i ka shërbyer një të riu për t’i bërë propozim për fejesë të dashurës së tij.

Përderisa garuesja po e përmbyllte garën në 5 kilometra i dashuri i saj ishte duke e pritur te caku me një unazë në dorë për t’i propozuar asaj fejesë, shkruan kallxo.com

Paraprakisht ai njoftoi mediat për veprimin që do të bënte pasi donte që ky moment të filmohej e të shihej nga të gjithë.

Djaloshi u ul një gjunjë për t’i propozuar të dashurës së saj. Vajza e emocionuar e pranoi propozimin.