Propozim- vendimet e votuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen, nuk shqyrtoi draft-ligjin për buxhetin

Sot u mbajt mbledhja e Qeverisë në detyrë. Në këtë mbledhje votoi për mbajtje edhe të një mbledhje të radhës të Qeverisë deri në formim të Qeverisë së re.

U aprovua me të gjithë votat për propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, në pajtim me nenin 15 të Ligjit për Buxhetin për vitin 2019.

U aprovua me të gjitha votat për edhe Raporti i Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet për periudhën 9 mujore.

U votua edhe propozim-vendimi për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit. “Kyveprim të kryhet para festave të 28 nentorit. Kjo eshtë kërkesë edhe e familjarëve.”, tha kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Ndërsa, në pikën të ndryshme u votua kerkesa që ekipit të Kosovës t’i ndahen 42 mijë euro për angazhim të ekspertëve që të pergatiten për programin për të përfituar grante nga MCC./21Media

Back to top button