Partenerja mbeti e befasuar

Partenerja mbeti e befasuar

Javën e kaluar është hapur edicioni i 72-të i Festivalit të Filmit në Kanë.

Në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës këtë vit ka marrë vëmendjen e mediave, një propozim për martesë.

Një burrë i paidentifikuar, iu ishte ulur në gjunjë të dashurës së tij, teksa ka nxjerr unazën në një kuti të bardhë.

Përgjigja e partneres padyshim se ishte po, çifti shkëmbyen një puthje pasionante në tapetin e kuq para se të largoheshin të kapur për dore.

Propozimi rrëmbeu vëmendjen e paparacëve në festivalin e filmit. Ata mbërritën në Kanë për premierën e filmit francez  ‘Mektoub, My love: Intermezzo’.

Edicioni i 72-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit që nisi javën e kaluar do të vijojë deri më 25 maj, ndërsa për “Palmën e Artë” do të garojnë 21 filma./21Media