Kjo është arsyeja

Kjo është arsyeja

Kuvendi i Kosovës sot ka nisur seancën plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Me fillim të kësaj seance deputeti i Nismës, Milaim Zeka propozoi që të mbahet një minutë heshtje për veprimtarin Ukshin Hoti. Pasi që sot bëhën 20 vjet nga zhdukja e tij.

Por, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i tha Zekës se ky propozim nuk mund të realizohet, ani pse siç tha Veseli propozimi i tij ka qëllim të mirë.

“Nuk guxojmë me mbajt heshtje për njerëzit që janë të zhdukur dhe nuk dihet për fatin e tyre”, u shpreh Veseli.

Më 16 maj 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe, por edhe pse doli nga burgu, ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Për nder të veprës së veprimtarit Ukshin Hoti, sot në ora 16:00 në Institutin Albanologjik mbahet tryezë përkujtimore./21Media