Arrestohen pesë persona në Kosovë

Arrestohen pesë persona në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Vitomiricë të Pejës, është zhvilluar operacioni policor nën dyshimin e konsumimit të veprave penale: Mundësim ose Detyrim në Prostitucion dhe Ofrimi Lokaleve për Prostitucion.

Në një lokal që shfrytëzohej për masazhë, dyshohet se shfrytëzohej edhe për veprimtari të kundërligjshme. Nga aty janë arrestuar katër të dyshuar me inicialet: A.G( 1991), A.G( 1984), V.T ( 1992) dhe F.D. (2001).

Dy të dyshuarit e parë (dy meshkujt), me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Me vendim të zyrtarëve kompetent, lokali ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme është mbyllur.

Në operacionin tjetër të zhvilluar në fshatin Hajvali të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me inspektor të ATK-së dhe zyrtarë kompetent komunal, në një lokal që shfrytëzohej për masazhë është arrestuar i dyshuari: F.Rr. ( 1990).

Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka trafikuar dy viktimat femra kosovare, shqiptare, me qellim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.

Policia njoftoi se me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë .

Dy viktimave u është ofruar strehim dhe trajtim sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit. Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme./21Media