U arrestuan një burrë dhe dy gra

U arrestuan një burrë dhe dy gra

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për mundësim dhe detyrim me prostitucion.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra K/Shqiptar-e, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartë cekur”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Prekazi” në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media