Ademi ia tërheq vërejtjen Drejtorit në Njegosh

Ademi ia tërheq vërejtjen Drejtorit në Njegosh

Ministri i Arsimit në Maqedoni, Arbër Ademi, thotë se protestat kundër paraleleve në gjuhën shqipe në shkollën Njegosh në fshatin Jurumleri, kanë prapavijë politike.

Ai apeloi që politika t’i mbajë duart larg nga arsimi. Ministri tha se drejtori i shkollës Nikolla Nastevski duhet qëndrimin e tij ta deklaroj para opinionit publik edhe nëse ka ndonjë presion që mos të bëjë kërkesë për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe. Duhet të deklarohet, dhe të tregojë se përse deri më tani nuk është bërë një kërkesë e tillë.

“Kërkesë e tillë nuk ka ardhur, informacionet e mija flasin që persona të caktuar që ushtrojnë presion mbi drejtorin e shkollës. Do të duhej që edhe ai i njëjti të deklarohet përpara opinionit se a ka presion dhe se a ka vullnet. Madje ka treguar edhe shembuj të ndryshëm se si është ai në favor të multnieticitetit, bashkëjetesës, ato fjalë të cilat u thanë në atë mbledhje do të duhet të demonstrohen edhe me veprime konkrete”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Në pyetjen e TV21 se çfarë do të bëjë ministria nëse drejtori i shkollës nuk do të bëjë kërkesën për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Njegosh”, ministri tha:

“Unë jam i hapur që t’i pres në takim edhe njëherë në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, drejtorin e shkollës, dhe këta të tjerët, se një veprim i tillë në arsim tërheq probleme të tjera dhe sfida të tjera në fusha të tjera”, deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

12 Nxënësit shqiptarë që mësimin e kanë zhvilluar deri në klasën e pestë kanë mbetur pa u regjistruar në shkollë, meqenëse nuk ka paralele në gjuhën shqipe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

TV21 kërkoi përgjigje edhe nga kryetari i komunës së GaziBabës  Boris Georgievski. Tha se është jashtë shtetit dhe ditën e nesërme do të deklarohet.

E për paralelen shqipe dje kanë protestuar edhe disa prindër që janë kundër hapjes së paraleles, duke mos dashur që të ketë gjuhë shqipe në shkollën Njegosh./21Media