Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve të ndalin goditjet provokuese ndaj policisë

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve të ndalin goditjet provokuese ndaj policisë

Sipas saj, një punonjës policie ka mbetur i plagosur pas hedhjes së disa lëndëve piroteknike në ambientet e Policisë së Shtetit.

“Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara. Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.