Disa prej shefave u akuzuan për ngacmim seksual

Disa prej shefave u akuzuan për ngacmim seksual

Qindra të punësuar në Google do të dalin sot nga zyrat e tyre anembanë botës në shenjë proteste, për atë që ata besojnë se është reagimi i butë i kompanisë ndaj disa prej shefave të saj të akuzuar për ngacmim seksual.

“New York Times” botoi një storie javën e kaluar në lidhje me akuzat e hollësishme të një gruaje për ngacmim seksual kundër krijuesit të Androidit të Google, Andy Rubin.

Punonjësit do të kërkojnë disa ndryshime kryesore në lidhje me abuzimin seksual në kompani, duke përfshirë një thirrje për t’i dhënë fund arbitrazhit të detyrueshëm – një masë që do t’u mundësonte viktimave të ngrehin akuza.

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Sundar Pitchai tha se do të mbështesin të drejtën e stafit për veprim.

“E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin që shumë prej jush e mendojnë,” shkroi ai në një e-mail.