Protesta kundër ndryshimeve kushtetuese

Kërcënojnë me radikalizëm nëse nuk u pranohen kërkesat

Dy lëvizjet “Maqedonia Bllokon” dhe “Vëllazëria Krishtere” që janë kundër ndryshimeve kushtetuese, bllokuan rrugën para Kuvendit. të Maqedonisë. Ata shprehën revoltën e tyre kundër qeverisë siç e quajnë “qeveri marionetash”. Kërkesat e tyre nuk kanë ndryshuar. Kërkojnë që të mbrohet identiteti maqedonas dhe të mos kalojnë ndryshimet kushtetuese. Ata nga bina e improvizuar të cilën e kishin ndërtuar, gjithashtu kërkuan që të futen brenda në Kuvend, për t’u takuar me përfaqësues të shtëpisë ligjvënëse, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh.

“Kjo është vetëm faza e parë. Kjo është rruga më e lehtë sot t’i ndalojmë që ta kryejnë tradhtinë kombëtare. NGJITJE Tani do të vijojë kërkesa e parë deri tek arkiva e Kuvendit, do të kërkojmë përfaqësues tonin që në ora 16 të futet në Kuvend dhe të drejtohet në seancën plenare në Kuvend, kjo do të jetë kërkesa e parë, ndërsa pastaj do të vijojnë kërkesat e tjera, do të shohim si do të sillen ata brenda”, ka thënë Janko Baçev – Maqedonia Bllokon.

Dragan Ugrinovski, një nga organizatorët e protestës u shpreh se protestuesit kanë përkrahje të madhe të qytetarëve. Ai u shpreh se ata të cilët nuk dalin për të protestuar, për të mbrojtur Maqedoninë, nuk i konsideron si maqedonas, por si tradhtar të kombit. Sipas tij, e gjithë kjo po bëhet për të mbrojtur Maqedoninë, sepse siç tha ai, nuk do të lejojnë që jomaqedonasit të sjellin vendime për ndryshime të Kushtetutës të cilat janë të dëmshme për Maqedoninë.

“Njëherë kemi metoda demokratike, ndërsa ka edhe metoda radikale. Metodat radikale momentalisht nuk dëshiron askush ti tregojë, por kuptohet se çfarë janë, mosbindje e popullit dhe disa të tjera”, ka thënë Dragan Ugrinovski – Maqedonia Bllokon.

Ai kishte edhe porosi për deputetët të cilët pritet të votojnë.

“U bëj thirrje deputetëve që të dalin dhe të na bashkohen, pasi që të hollat të cilat i kanë marrë do t’i shpenzojnë, por emri “tradhtarë” do t’u mbetet përgjithmonë atyre deputetëve të cilët do të votojnë”, ka thënë Dragan Ugrinovski – Maqedonia Bllokon.

“Protestuesit e lëvizjes qytetare Maqedonia Bllokon vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit, mes tyre mund të shihen edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, dhe lideri i tyre Hristijan Mickovki. Vlen të ceket se një pjesë e protestuesve kanë marshuar drejt kabinetit të kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov për të kërkuar që edhe ai tu bashkohet atyre në këtë protestë kundër ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë Armend Gashi – Gazetar Tv21./ 21Media

Back to top button