Protestuesit çanë kordonin e policisë

Protestuesit çanë kordonin e policisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bën apel që të evitohen konfrontimet dhe protesta të vijojë në mënyrë paqësore.

Reagimi i Metës erdhi pas 1:30 min protestë, kur në një moment protestuesit çanë kordonin e policisë dhe hipën në shkallët e Kryeministrisë dhe hedhjes së shashkave drejt forcave të policisë.

Protestuesit gjithashtu kanë hedhur bojë në drejtim të Kryeministrisë.

Protesta e opozitës nisi rreth orës 18:00, ndërsa qytetarët nën thirrjet “Rama ik, tashmë po i drejtohen Kuvendit, raporton oranews.