Protesta në Selanik kundër Marrëveshjes së Prespës

250 persona kanë protestuar në Selanik

Rreth 250 persona kanë protestuar në Selanik kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, përmes së cilës zgjidhet kontesti mes Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Protestuesit u mblodhën para Salës për koncerte derisa presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos merrte pjesë në koncertin që u organizua me rastin e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Demonstruesit shprehën pakënaqësitë e tyre sepse Pavlopulos nuk mori pjesë në debatin për Marrëveshjen e Prespës. Ata tentuan të shpërthejnë kordonin e policisë të vendosur rreth Salës, por policia është kundërpërgjigjur me gazë lotsjellës.

Parlamenti grek të premten i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës, duke e miratuar me 153 vota pro. Votimi i dha fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin. Marrëveshja do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Back to top button