Pankarta dhe brohoritje kundër Erdogan

Pankarta dhe brohoritje kundër Erdogan

Qindra njerëz janë mblodhën në dy lokacione në Stamboll, për të protestuar kundër rezultateve të referendumit për ndryshime kushtetuese të shpallura nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka shpallur fitore të ngushtë, duke i siguruar vetës kompetenca më të mëdha, njofton AP.

Demonstruesit u mblodhën në Beshiktash në pjesën evropiane të Stambollit dhe në Kadikoy, në pjesën aziatike të qytetit, mbanin pankarta ku shkruante “Jo, ne do të fitojmë” dhe duke brohoritur “Vjedhës” dhe “Erdogan vrasës”./21Media