Protesta para televizionit shtetëror në Budapest

Kërkohet tërheqja e ligjit për punë, pavarësi të mediave publike dhe gjykatave…

Para godinës së televizionit shtetëror hungarez mbrëmë kanë protestuar rreth 2.000 njerëz, duke kërkuar media dhe gjyqësi të pavarur, duke shprehur pakënaqësi nga Qeveria e kryeministrit Vikor Orban.

Protestuesit kanë mbajtur transparente “televizioni i ka humbur karakterin e serviti publik”, duke theksuar se televizioni shtetëror është bërë zëri qeveritar.

Në rrugë ishin sistemuar qindra policë.

Paraprakisht, agjencitë botërore lajmëruan se pjesëtarët e sigurimit gjatë ditës së djeshme kanë larguar dy deputetë nga godina e televizionit pasi kanë tentuar të lexojnë peticion ku janë theksuar kërkesat nga protestat të mbajtura të dielën, kur policia ka përdorë gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Në peticion kërkohet tërheqja e ligjit për punë, pavarësi të mediave publike dhe gjykatave dhe kyçje të Zyrës hungareze të Prokurorisë ndaj Bashkimit Evropian.

Në Budapest, të dielën kanë protestuar mijëra qytetarë kundër ligjit të ri për punë dhe, siç theksuan, “Qeverisë autoritare të liderit nacionalist Viktor Orban”.

Protestat nën emrin “Gëzuar Krishtlindjet zoti Orban ” ishin të katërtat me radhë nga java e fundit, që i organizojnë partitë e majta opozitare, grupi i studentëve dhe qytetarëve të cilët janë kundër Qeverisë së Viktor Orbanit.

Partia e Orbanit, Fises, duke reaguar në protestat në vend, bëri të ditur se “është gjithnjë e më e dukshme se pjesëmarrësit në protesta janë kriminelë të organizuar nga rrjeti i Xhorxh Sorosit”, raporton TV21./21Media

Back to top button