Protesta pas vrasjes së komandantit iranian

Sulmohet edhe një konvojë iraniane, vriten 2 komandantë

Sulmi i së premtes në aeroportin e Bagdadit, i autorizuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shtuar tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat edhe ashtu kanë pasur mosmarrëveshje edhe më parë.

Soleimani ishte arkitekt i operacioneve të Iranit në Lindjen e Mesme, dhe Irani u betua se do të hakmerret ashpër për vdekjen e tij. Personat që u mblodhën në Bagdad qysh nga orët e hershme, valëvitën flamuj irakianë duke brohoritur “Vdekje Amerikës”.

Pati edhe të tillë që festuan në Bagdad, pasi Soleimani akuzohej se kishte orkestruar veprime të dhunshme në protestat e fundit pro-demokratike në Irak.
Ai u vra gjatë kohës kur po udhëtonte me një veturë afër aeroportit të Bagdadit. Irani i përkrah disa grupe militante shiite në Irak dhe është akuzuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara për financim të terrorizmit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se forcat e vendit të tij e vranë komandantin iranian që ta parandalonin një luftë, e jo ta nisnin një të re.

Një tjetër konvojë që mbante anëtarë të profilit të lartë të Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut, një grup ombrellë e milicisë së mbështetur nga Irani, u godit nga një sulm ajror ndërsa udhëtonte në Bagdad.

Sulmi në tre vetura u godit në veriun e kryeqytetit irakian në rrethin e al-Taji, sipas një burimi ushtarak nga Iraku.

Mes 6 të viktimave bëhet fjalë për një figurë të rëndësishme. Sipas raporteve ende të pakonfirmuara, thuhet të jetë Shlb al-Zaidi, komandanti i milicisë “Kataib Imam Ali” dhe vëllai i tij, poashtu komandant./21Media

Back to top button