Përplasje ndërmjet protestuesëve dhe policëve

Përplasje ndërmjet protestuesëve dhe policëve

Numri i të vrarëve në protestat antiqeveritare që kanë përfshirë Irakun katër ditët e kaluara është rritur në 60.

Shifra është dyfishuar në 24 orët e fundit, ndërsa përplasjet midis protestuesve dhe policisë u intensifikuan, transmeton rtv21.tv.

Ushtria tha se “snajperistë të paidentifikuar” kishin vrarë katër persona në Bagdad, përfshirë dy oficerë policie.

Kryeministri, Adel Abdel Mahdi më herët ka thënë se “kërkesat e ligjshme” të protestuesve ishin dëgjuar, por apeloi për qetësi.

Protestat spontane shpërthyen të martën në mes të zhgënjimit për nivelin e lartë të papunësisë së të rinjve në Irak, shërbimet e saj të rënda publike dhe korrupsioni.

Kjo është parë si sfida e parë më e madhe për qeverinë e Mahdi, gati një vit që kur erdhi në pushtet./21Media