Protesta vazhdon, studentët zhvendosen para Parlamentit

Rama ka bërë disa ftesa për dialog, studentët nuk kanë pranuar

Studentët do të protestojnë këtë të enjte para Parlamentit.

Në ditën e dhjetë të rezistencës, studentët do të shfrytëzojnë zhvillimin e seancës plenare për të kërkuar pranimin e 8 kërkesave të vendosura prej tyre.

Prej dy ditësh protesta e tyre është ndarë mes institucionit të Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.

Edhe pse kryeministri, Edi Rama ka bërë disa ftesa për dialog, studentët nuk kanë pranuar, duke ritheksuar se vetëm miratimi i 8 kërkesave do t’i kthente në audiorët e fakultetve./vizionplus

Back to top button