Për shkaqe sigurie shtyhet ndeshja mes PSG-së dhe Montpellier-it

Për shkaqe sigurie shtyhet ndeshja mes PSG-së dhe Montpellier-it

Franca po kalon një situatë të vështirë, duke qenë se po përballet me protesta të shumta të popullit kundër vendimeve të qeverisë Makron dhe po kërkojnë të drejtat e tyre.

Kjo ka bërë që policia të jetë e përqendruar në protestë dhe shumë rrugë të Parisit e jo vetëm, të jenë të bllokuara për të shmangur përplasjet e mundshme.

Por, mesa duket protesta ka prekur edhe futbollin duke qenë se për shkaqe sigurie, është shtyrë ndeshja mes PSG-së dhe Montpellier.

Trazirat e shumta, kanë shtyrë autoritetet franceze që të marrin këtë vendim, por mesa duket ndeshja PSG-Montpellier nuk është e vetmja ndeshje që shtyhet.

Së fundi është marrë vendimi që të shtyhet edhe takimi mes Toulouse-it dhe Lyon-it dhe shkak janë sërish protestat e dhunshme në Francë.