Të paktën pesë protestues janë vrarë  dhe dhjetëra të të tjerë janë plagosur nga forcat e sigurisë në Irak

Të paktën pesë protestues janë vrarë  dhe dhjetëra të të tjerë janë plagosur nga forcat e sigurisë në Irak

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se dy persona u vranë dhe mbi 70 të tjerë u plagosën më 24 nëntor, pasi forcat e sigurisë përdorën armë të zjarrit për të shpërndarë protestuesit në Umm Qasr.

Incidenti i fundit vjen pasi protestuesit u mblodhën gjatë natës në tri urat të këtij qyteti dhe forcat e sigurisë përdorën municion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, duke vrarë tre protestues.

Ndërkohë mbi 50 të tjerë po ashtu u plagosën nga plumbat dhe gazi lotsjellës, gjatë përleshjes me policinë. Umm Qasr është qytet-port në Irak, prej ku shteti ka importin më të madh të produkteve ushqimore.

Ndërkohë deri më tani janë vrarë rreth 330 persona që nga protestat në Bagdad dhe qytete të tjera jugore të Irakut nisën në muajin tetor, ku protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me korrupsionin dhe mungesës së mundësive në shtetin e Lindjes së Mesme.