Protestat në Iran, të paktën 76 të vdekur

Të paktën 76 protestues janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë 11 ditëve të trazirave të shkaktuara nga vdekja e një gruaje në paraburgim.
Janë arrestuar edhe qindra persona, 20 prej tyre gazetarë.
“Rreziku i torturës dhe keqtrajtimit të protestuesve është serioz dhe përdorimi i municioneve të drejtpërdrejta kundër protestuesve është një krim ndërkombëtar. Bota duhet të mbrojë kërkesat e popullit iranian për të drejtat e tyre themelore.”, tha drejtori i IHR, Mahmood Amiry-Moghaddam.
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha gjithashtu se ishte shumë e shqetësuar nga reagimi i dhunshëm i autoriteteve dhe u kërkoi atyre të respektonin të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore./21Media

Back to top button