Protestat në Serbi hyjnë në javën e dhjetë, kërkohet dorëheqja e Vuçiqit

Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiq për shkelje të lirive demokratike

Protestat po zhvillohen nën moton #1nga5milionë, një thirrje që u vendos pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiq, vitin e kaluar kishte thënë për protestat e qytetarëve se ai nuk do të tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë persona.

“Kemi ardhur këtu për tu treguar të gjithëve dhe gjeneratave të ardhshme se edhe nëse nuk e zgjidhim këtë situatë,  jo të gjithë ne kemi mendim të njejtë me presidentin tonë. Dhe kjo të mos harrohet”, tha një protestues.

Ndërsa një protestues tjetër deklaroi:

“Kam ardhur këtu sonte, që të mos më duhet të largohem nesër. Besoj se kemi përjetuar mjaft”.

Protestës në kryeqytet iu bashkangjitën edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviq.

Muaijn e kaluar, Sarceviq ka përshkruar një grup të profesorëve universitarë që kanë përkrahur këtë lëvizje kundër presidentit si të “papeshë”.

Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiq për shkelje të lirive demokratike, kontrollë ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë. Vuçiq ka mohuar këto akuza. Protestat u ndezën kur një grup njerëzish sulmuan me dhunë politikanin opozitar, Borko Stefanoviq në nëntor të vitit të kaluar./21Media

 

Back to top button