Opozita mban protestë para Kuvendit të Shqipërisë

Opozita mban protestë para Kuvendit të Shqipërisë

Paralelisht me seancën parlamentare, opozita do mbajë protestën e radhës para Kuvendit të Shqipërisë.

Ndryshe nga herët e tjera, mbështetësit e PD dhe LSI u nisën drejt Tiranës me automjetet e tyre personale, që në orët e para të mëngjesit.

Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme. Protesta është parashikuar të nisë në orën 10:00, ndërkohë policia ka forcuar masat e sigurisë para Parlamentit. Që në mëngjes policia është vendosur kordon në një perimetër të gjerë rreth parlamentit si dhe ka vendosur gardh prej hekuri.

Në parlament do betohen tre deputetët e rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni në Qarkun e Tiranës, Nimet Musai në Qarkun e Fierit dhe Enda Koçiraj në Qarkun e Vlorës, duke e çuar numrin e e ligjvënësve të rinj në 14 në kuvend. Gjithsej sot në Kuvendin e Shqipërisë ndodhen 96 deputetë.

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta deklaroi se ishtë gati të hiqte dorë nga mandati i presidentit për të zgjidhur krizën aktuale politike si dhe të mos lejonte instalimin e një junte ushtarake./oranews