Protestojnë nxënësit

Protestojnë nxënësit

Nxënësit dhe arsimtarët e Gjimnazit të Shkecave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë janë duke mbajtur protestë para komunës së Prishtinës, për të kundërshtuar rrënimin e objektit të shkollës.

“Ne kemi nevojë për më shumë dije e arsim, e jo për rrënim! Këshilli jonë thërret që të bashkohemi kundër interesave personale të individëve të caktuar që kanë qëllim vetëm të mirën personale/private dhe jo atë të përgjithshme/publike”, thuhej në thirrjen për protestë.

Kallxo.com, ka kontaktuar përmes telefonit Miranda Mullafazliun, zyrtare për media në komunën e Prishtinës, për ta pyetur rreth rrënimit të shkollës, ndërsa ajo ka thënë që t’i drejtohemi me pyetje me shkrim në lidhje më këtë çështje.

Ndërsa asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, ka postuar një foto të protestës para ndërtesës së komunës, duke inkurajuar nxënësit të rezistojnë ndaj përpjekjeve të autoriteteve për ta rrënuar shkollën.

“Nuk është pushteti fashist serb, janë pushtetarë shqipfolës që mësimdhënësve e prindërve po ua kthejnë kujtimet e hidhura. Nuk rrënohet shkolla kur qëndroni të bashkuar. Por rrënohet pushteti kriminal ashtu si në shekullin e kaluar. Rezistoni”, ka shkruar Azemi.

Protesta ka filluar në orën 8 të mëngjesit./kallxo.com