Protestë në Deçan pas vrasjes së tre personave

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj  sot u ka bërë lutje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion rreth vrasjes së trefisht në një autobus në Gllogjan të bashkëpunojnë me institucionet relevante!
Në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëmë tragjikisht humbën më të dashurit e tyre, Ramosaj përmes “Facebook-ut” u ka bërë thirrje qytetarëve që këtë të shtunë në orën 16:00 të mblidhen në qendër të qytetit, për të ndezur qirinjë.

Mbrëmë rreth orës 19:00 tre persona janë vrarë dhe një është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar me kallash AK-47 nga një i dyshuar i panjohur.
“Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./21Media

Gjithçka që dihet deri më tani për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Back to top button