Skocia kishte mbajtur referendum për pavarësimin nga Britania e Madhe në vitin 2014

Skocia kishte mbajtur referendum për pavarësimin nga Britania e Madhe në vitin 2014

Ata që e kanë organizuar këtë tubim thonë se presin pjesëmarrje të qindra mijëra njerëzve, pas përfundimit të marsheve paraprake në Glasgow, Aberdeen dhe Perth, të cilat u mbajtën gjatë verës.

Një zëdhënës i këshillit të qytetit tha: “Siguria e publikut është shumë e rëndësishme për ne dhe kemi punuar ngushtë me organizuesit, policinë dhe partnerët tjerë në mënyrë që të sigurohet kalim i lirë i protestuesve nëpër rrugën e tyre”.

Për më tepër, policia e Skocisë përmes një deklarate tha: “Një plan gjithëpërfshirës policor është duke u zbatuar dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me organizatorët. Ngjarja do të përcillet ashtu si duhet”.

Skocia kishte mbajtur referendum për pavarësimin nga Britania e Madhe në vitin 2014. Rreth 55 për qind e votuesve ishin kundër pavarësisë, ndërsa 45 për qind e përkrahën atë.