Banorët e Busavatës kundërshtojnë vendimin e kryetarit për mbylljen e shkollave

Banorët e Busavatës kundërshtojnë vendimin e kryetarit për mbylljen e shkollave

Pas protestave që kanë mbajtur në fshat dhe para komunës së Kamenicës, banorët e fshatit Busavatë të Kamenicës, reformën e iniciuar nga kryetari, Qendron Kastrati do ta kundërshtojnë edhe me protestë sot nga ora 11:00 para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Ata protestuan edhe ditë më herët kundër reformës arsimore në këtë komunë, e cila parasheh mbylljen e 19 shkollave në zonat rurale dhe dërgimin e fëmijëve në shkolla përreth.

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka bërë të ditur se pavarësisht protestave të banorëve, qëndrimi i tyre për reformat arsimore nuk ndryshon.

Edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pati deklaruar se vendimi për riorganizimin në arsim nuk ka prapavijë politike, por “kjo bëhet për të mirën e fëmijëve”.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati ka marrë vendim për mbylljen e 19 shkollave të kësaj komune në emër të reformave në arsim, të cilat po kundërshtohen ashpër nga banorët dhe SBASHK-u. Ky i fundit në muajin shtator kishte paralajmëruar greve të përgjithshme nëse kryetari nuk heq dorë nga reformat./21Media