Fakte të krimeve të Millosheviqit dorëzohen në ambasadën suedeze

Fakte të krimeve të Millosheviqit dorëzohen në ambasadën suedeze

Disa persona protestuan para Ambasadës së Suedisë në Prishtinë. Ata shprehen kundërshtimin e Akademisë së Suedisë për ndarje të Çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarit austriak Peter Handke, mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. Organizatorët e kësaj proteste, i nisën edhe një zarf Akademisë së Suedisë me imazhe shkatërruese të regjimit të Sllobodan Millosheviqit./21Media