Sot është bllokuar rruga Gjilan- Prishtinë te udhëkryqi i Novobërdës

Sot është bllokuar rruga Gjilan- Prishtinë te udhëkryqi i Novobërdës

Rruga Gjilan- Prishtinë, te udhëkryqi i Novobërdës është bllokuar nga një grup i veteranëve të UCK-së. Ata janë mbledhur për të kundërshtuar vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Njëri nga përfaqësuesit e protesës tha se sot po protestojnë për të shprehur pakënaqësitë që Serbia bën fushatë në Kosovë. Ai më tutje tha se janë të informuar se është anuluar vizita e Vuçiqit, por shtoi se fushata po vazhdon në veri.

Qeveria e Kosovës dje i dha leje kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq që ta vizitojë për tri orë Kosovën. Mirëpo, kryeministri i Serbisë e anuloi vizitën në Kosovë me arsyetimin se nuk dëshiron t’i pranojë nënçmimet e Prishtinës zyrtare.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ishte shprehur se vendimi për të lejuar ardhjen e kryeministrit serb ishte i vështirë për Qeverinë, kjo pas provokimeve të fundit që kanë ardhur nga shteti fqinj./21Media

http://rtv21.tv/protestohet-ne-rrugen-gjilan-prishtine/
Facebook Comment