“Uji është thesari i Kosovës”

“Uji është thesari i Kosovës”

Me pankartat “Uji është jetë”, “Mos na i thani tokat e bukës”, “Uji është thesari i Kosovës”, banorët e fshatit Biti e Poshtme sot kanë protestuar kundër ndërtimit të mini hidrocentralit që po ndërtohet në këtë fshat.

Protesta ka qenë e qetë përkundër protestës së herës e kaluar, ku Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka hedhur sprej ndaj protestuesve.

Banorët janë shprehur këmbëngulës se nuk do të lejojnë ndërtimin e këtij hidrocentrali dhe të asnjë tjetri, të cilët janë planifikuar të ndërtohen në këtë zonë.Sipas banorëve nëse ky lum futet në gypa, do të shkatërrohet toka bujqësore prej 100 hektarësh me drithëra dhe mjedra, me të cilën sigurojnë ushqimin.

Në protestë përveç banorëve ka pasur përfaqësues edhe të shoqërisë civile dhe zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje./kallxo.com