Protestohet sërish para minierës së Trepçës

Kundërshtohet punësimet në ndërmarrjen “Trepça”

Po vazhdon edhe sot protesta për të kundërshtuar punësimet në ndërmarrjen “Trepça”, edhe sot kur shënohet 31 vjetori i protestës së minatorëve.

Ndërkohë, që po mbahej manifestimi për të shënuar këtë përvjetor, ku morën pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, protestuesit qëndronin jashtë.

Siç raporton RTV21, Kurti dhe Osmani nuk janë ndalur për t’u takuar me protestuesit për derisa po hynin në manifestim./21Media

Back to top button