Protestuesit thonë se janë diskriminuar

Protestuesit thonë se janë diskriminuar

Administratorët e shtëpive të shëndetit dhe personeli ndihmës protestuan sot para Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Ata kërkojnë rritje të rrogës, ashtu siç pati rritje për personelin mjekësor.

Protestuesit thonë se ky është një diskriminim historik, sepse personeli mjekësorë nuk mund të funksionon pa personelin teknik dhe administrativ.

Lella Jenemik tha se po merret parasysh as shkollimi i tyre dhe se një motër medicinale merr më shumë pagë, se sa një punonjës administrativ me fakultet.

Shkollimi aspak nuk merret parasysh, kështu që vjen një punonjës shëndetësorë me shkollë të mesme dhe merr rrogë më të madhe se një punonjës administrativë me shkollë të lartë dhe magjistratura. Kjo nuk është e drejtë dhe nuk është në pajtueshmëri me ligjindeklaroi  Jenemik.

Aleksandër Trajçeski thotë se pa ata nuk mund të funksionojë as personeli mjekësore.

“Me rritjen e pagës nuk janë të përfshirë edhe punëtorët administrativ dhe ndihmësit teknik. Është bërë një diskriminim historik sepse të gjithë ne edhe punëtorët administrativ marrim pjesë në ofrimin e shërbimeve mjekësore. Ne jemi të gjithë një pjesë pa të cilin nuk mund të bëhet procesi i punës 24 orëshe”, pohoi Trajçeski. 

Njëra kuzhiniere e tjetra punëtore e higjienës anohen se marrin rrogë shumë të vogël dhe thonë se duan edhe ata të jetojnë një jetë normale.

Unë punoj 35 vjet dhe paga ime është 13 mijë, dhe të gjitha shtesat pastaj që janë për stazh dmth ajo nuk është pagë. Me të gjitha shtesat arrijmë 17 mijë ajo nuk është rrogë. Serish do të them paga mesatare është 13 mijë. Unë punoj kuzhiniere kryesore”, tha Snezhana Pavkovska..

Nga muaji shkurt mjekët specialistë do të marrin paga më të larta për 25%, përkatësisht 10 mijë deri në 12 mijë denarë më shumë. Pagat e Infermierëve dhe laborantëve do të rriten për 10% ndërsa mjekët e përgjithshëm në Spitalet shtetërore do të marrim pagë më të lartë për 15%. Në rritje janë përfshirë edhe punëtorët shëndetësor me 5% ndërsa jashtë kësaj rritje mbetën administratorët dhe personeli ndihmës teknik të cilët protestuan sot./TV21