Protesta fillon nga ora 08:00

Protesta fillon nga ora 08:00

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos Sh.A. sot do të mbajë një protestë, e cila do të zgjasë për një orë.

Protesta fillon nga ora 08:00 në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë.

Kjo protestë mbahet për shkak të vonesës së pagave për muajin prill 2018.

Aktualisht, në Kosovë vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka në relacionin Prishtinë – Pejë, Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Ndërsa, për transport ndërkombëtar, hekurudhat e Kosovës kanë një tren të rregullt, që quhet treni i shpejtë, i cili qarkullon një herë në ditë në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë.