Protestojnë punëtorët e Lotarisë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës nesër nga ora 11:30 do të mbajnë protestë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Siç informuan nga Lotaria e Kosovës, punëtorët do të protestojnë lidhur me Ligjin për Lotarinë dhe si dhe për pagat e punëtorëve.
“Te indinjuar me neglizhencen dhe injorimin nga ana e Qeverise se Kosoves perkunder premtimeve te bera, protestat do te vazhdojne deri ne permbushjen e kerkesave tona e qe jane Ligji per Lotarine e Kosoves si dhe permbushja e obligimeve, pagave per punetoret tane.”, u bë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button