Po vazhdojnë protestat e stomatologëve të papunë

Po vazhdojnë protestat e stomatologëve të papunë

Sot po mbahet protesta e 5-të me radhë për këtë vit e stomatologoëve të papunë para Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë. Protestat e stomatologëve kanë filluar nga korriku i vitit të kaluar.

Njëra nga protestueset thotë se ” Më vjen turp që jam nga ky shtet, gjithë këto vite shkollim të injoroheshin në këtë mënyrë është shumë e dhimbshme“, tha ajo.

“Ne nuk takohemi me tjerë brenda ministrisë, ne kërkojmë takim vetëm me ministrin Ismaili”, shtoi ajo.

Sipas tyre, kërkesat ligjore ua garanton pika 7 e nenit 72 të Ligjit për Shëndetësi.

Me qëllim të përmirësimit të kualitetit të punës në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor; specialistët e licencuar të cilët e kanë pëfunduar shkollimin specialistik në bazë të kontratës me Ministrinë, do të punësohen nëpërmjet programit të veçantë të Ministrisë për periudhën prej tri viteve”, thanë protestuesit.

Me dhjetëra specialistë stomatologë të papunë, për të pestën herë protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Kërkuan ndryshimin e udhëzimit administrativ, gjë që ishte premtuar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili./21Media