Protestojnë studentët: Krijoni qeverinë!

Protesta e studentëve në Prishtinë kishte moton ”Boll luajtët me këtë popull”

Vonesat në krijimin e qeverisë, konkretisht lidhjen e koalicionit midis VV-së dhe LDK-së i kanë shtyrë studentët e Universitetit të Prishtinës në protestë. Me moton ”Boll luajtët me këtë popull” studentët realizuan një performancë artistike duke kërkuar nga partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit që t’i anashkalojnë interesat partiake e personale dhe të mendojnë për qytetarët.(Teksti-Aurela ELSHANI, kamera- Gyner Muja)./21Media

Back to top button