Protestuesit iranianë nuk pranojnë të shkelin mbi flamujt e SHBA-ve dhe Izraelit

Armiku ynë është në Iran dhe jo në Amerikë”

Studentët nga Teherani gjatë protestës së sotme shmangën të ecurit mbi flamujt e mëdhenj amerikanë dhe izraelitë të vendosur si propagandë nga Garda Revolucionare në rrugë, me qëllim që këmbësoret dhe automjetet të kalojnë apo shkelin mbi flamujt që sipas regjimit janë të armikut.

Protestuesit thërrisnin: ‘Armiku ynë është në Iran dhe jo në Amerikë’.

Hillel Neuer, drejtori ekzekutiv i OJQ-së UN Watch, shkroi në Twitter:

Këta studentë të guximshëm iranianë që refuzojnë të shkelin flamurin amerikan dhe izraelit përfaqësojnë shpresën për një Lindje të Mesme më të mirë”.

Protestat u përhapën në Teheran dhe në shumë qytete të tjera iraniane pasi trupat e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) morën përgjegjësinë të shtunën për rrëzimin e një aeroplani civil të Ukrainës të mërkurën, duke vrarë të gjithë në bord.

Videot e qarkulluara në mediat sociale treguan se studentët iranianë po ndaheshin teksa u afroheshin flamujve të mëdhenj, duke ndjerë dhimbje dhe shmangnin me vetëdije shkeljen e tyre. Disa njerëz që ecnin mbi flamuj u përballën me thirrje “Turp për ty” nga protestuesit në atë zonë./21Media

Back to top button