Protestuesit kundër ndryshimit të emrit, “S’na e ndryshoi emrin Turqia, s’do ta ndryshojë as Zaevi”

Protestat para Kuvendit në Maqedoni vazhduan edhe sot

Protestuesit thonë se ndryshimi i emrit dhe kushtetutës është diçka e pa pranueshme, ata thonë se asgjë nuk mund të jetë më e vlefshme për ta, sesa vlerat kombëtare, të cilat sipas tyre, po shiten për shkaqe politike.

“Kushtetuta nuk do të ndryshohet, emri nuk do të ndryshohet. Ky shtet ka kaluar më shumë se 5 dekada nën robëri turke, 550 vjet ka udhëhequr Turqia këtu, dhe emrin nuk e kemi ndryshuar, ndërsa as Zaev nuk do ta ndryshojë. Maqedonia do të ngelet Maqedoni”, tha protestuesi.

“Këtë gjë nuk mund ta kuptoj, kjo është një çmenduri. Si mund të ndryshohet emri? Babai dhe gjyshi im kanë qenë Maqedonas, e si tani të bëhet e Veriut? Pa identitet. Nuk kam koment. Kjo është një gjë e dhimbshme, më të dhimbshme nuk kam parë. Shpirti po më dhemb për Maqedoninë”, u shpreh protestuesi.

“Qeveria e mbaroi punën e vet, tani topin e hodhi tek deputetët e varfër të cilët janë në Kuvend, të robëruar dhe të blerë, me qëllim që tia përfundojnë punën qeverisë. Ata janë të gatshëm që me çdo çmim ta bëjnë këtë, por kjo nuk do të jetë e pranueshme asnjëherë nga Maqedonasit e ndershëm. Kjo që po e bëjnë është jolegjitime”, tha protestuesi.

Ndërsa një protestuese kishte një kërkesë jo të zakontë për Kuvendin.

Të sjellin çaj me rum dhe raki, pasi që po ngrihemi këtu./21Media

Back to top button