Hidrocentralet “Bellaja” dhe “Deçani” ishin subjekt i protestës qytetare në Deçan

Hidrocentralet “Bellaja” dhe “Deçani” ishin subjekt i protestës qytetare në Deçan

Nën organizmin e organizatës jo- qeveritare “Era”, sot në grykën e Deçanit te hidrocentrali “Bellaja” kanë protestuar qytetarë me moton “Ndal operimin ilegal të hidrocentraleve në Deçan”.

Protestuesit me një aksion simbolik kanë vënë edhe kurora pranë hidrocentralit i cili shfrytëzon ujin e lumit “Lumbardh” në grykën e maleve të Deçanit.

Hidrocentralet “Bellaja” dhe “Deçani” ishin subjekt i protestës qytetare në Deçan.

Nën organizmin e organizatës jo- qeveritare “Era”, sot në grykën e Deçanit te hidrocentrali “Bellaja” kanë protestuar qytetarë me moton “Ndal operimin ilegal të hidrocentraleve në Deçan”.

Protestuesit me një aksion simbolik kanë vënë edhe kurora pranë hidrocentralit i cili shfrytëzon ujin e lumit “Lumbardh” në grykën e maleve të Deçanit.

Sipas organizatorëve të protestës, lumi “Lumbardh” tashmë konsiderohet i vdekur pasi ujin po e shfrytëzon jashtëligjshëm kompania “KelKos Energy”.

Ditë më parë, Bordi i ZRrE-së aprovoi një kërkesë të kompanisë “KelKos Energy” për operimin e dy hidrocentraleve “Bellaja” dhe “Decan” në këtë anë pa leje edhe për 90 ditë.

Një vendim i datës 28 mars i këtij viti, obligonte kompaninë “KelKos Energy” që brenda 90 dite të pajiset me Certifikatë të Përdorimit dhe Leje Mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në mënyrë që të pajiset me Licencë për prodhimin e rrymës elektrike./kallxo