Fundjava e 13-të radhazi që qytetarët dalin në protesta

Fundjava e 13-të radhazi që qytetarët dalin në protesta

Policia e Hong Kongut ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmat e protestuesve që kundërshtuan policinë dhe marshuan nëpër qytet.

Demonstruesit ndezën zjarre dhe sulmuan ndërtesën e parlamentit ndërsa mijëra të tjerë iu bashkuan në marshim.

Të premten u arrestuan disa aktivistë dhe politikanë pro-demokracisë.

Lëvizja nisi pas një projekt-diskutimi, tani të pezulluar, që do lejonte ekstradimin e kriminelëve të dyshuar në Kinë për gjykim.

Që nga ajo kohë lëvizja pro-demokracisë është rritur dhe përpleshjet me policinë kanë qenë të dhunshme.

Kjo është fundjava e 13-të radhazi që qytetarët dalin në protesta.

Ata brohoritën jashtë zyrave të qeverisë dhe parlamentit “Mbështetje për Hong Kong” dhe “Luftë për liri”.

Disa protestues hodhën bomba zjarri drejt oficerëve. Ndërsa policia ngriti barriera përreth ndërtesave kryesore dhe në rrugë për ti ndaluar demonstruesit. Gjithashtu oficerët hodhën gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të tyre.

“Të na thuash të mos protestojmë është sikur të na thuash të mos marrim frymë. Unë mendoj se është detyra ime të luftojmë për demokracinë. Ndoshta ne fitojmë, mbase humbasim, por luftojmë“, tha Eric, një student 22-vjeçar./21Media