Kryeqyteti bullgar është bllokuar pothuajse tërësisht

Kryeqyteti bullgar është bllokuar pothuajse tërësisht

Kjo ndodhi një ditë para mbajtës së Samitit historik të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Sofje tashmë kanë arritur mbi 30 lider të shteteve anëtare të BE-së, në mesin e tyre edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe liderë të Shteteve të Ballkanit.

Gjatë tërë ditës, një pjesë e madhe e rrugëve të qendrës së Sofjes kanë qenë të bllokuara të eskortave të shumta të liderëve, pjesëmarrës në këtë Samit.

Në fotot e siguruara nga RTV 21 shihet eskorta e protokollit shtetëror bullgar që është rezervuar për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi tashmë ka zhvilluar takimet e para në Sofje, me përfaqësuesen Federica Mogherini dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./21Media