Cili nga të burgosurit ishte ai që e gjeti ngjyrën e kapeles së tij?

Cili nga të burgosurit ishte ai që e gjeti ngjyrën e kapeles së tij?

Katër të burgosur janë të vendosur njëri pas tjetrit në disa shkallë. Ata janë të gjithë duke parë në të njëjtin drejtim. Një mur ndan të burgosurin e katërt nga tre të tjerët. Për ta përmbledhur:

– I burgosuri 1 shikon të burgosurin 2 dhe 3

– I burgosuri 2 shikon të burgosurin 3

– I burgosuri 3 nuk shikon asnjë të burgosur tjetër

– I burgosuri 4 nuk shikon asnjë të burgosur tjetër

Të burgosurit kanë nga një kapele. Atyre u është thënë që janë dy kapele të zeza dhe dy kapele të bardha. Të burgosurit nuk e dinë së çfarë ngjyre ka kapelja e tyre. Urdhri është që ata të tregojnë ngjyrën që ka kapelja e tyre sapo të jenë të sigurt për të.

– Ata nuk janë të lejuar të lëvizin apo të kthehen

– Ata nuk janë të lejuar të flasin me njëri-tjetrin

– Ata nuk janë të lejuar të heqin kapelet

Njëri nga të burgosur foli dhe e gjeti ngjyrën e kapeles së tij. Cili nga të burgosurit ishte ai që e gjeti dhe si?

I burgosuri që gjeti ngjyrën e kapeles është i burgosuri numër 2.

Ja si e gjeti:

– I burgosuri 3 dhe 4 nuk shikojnë asnjë nga kapelet e të burgosurve të tjerë.

– I burgosuri 1 shikon një kapele të bardhë dhe një kapele të zezë dhe di që kapelja e tij do të ishte ose e zezë ose e bardhë.

– I burgosuri 2 shikon një kapele të zezë, por nëse edhe ai do të kishte një kapele të zeze do të ishte e kuptueshme që i burgosuri 1 do shikonte dy kapele të zeza dhe do të tregonte me siguri që kapelja e tij do të ishte e bardhë. Duke qenë se i burgosuri 1 nuk ka folur, i burgosuri 2 del në përfundimin se ai vetë është duke mbajtur një kapele të bardhë.