Reagon Kroacia

Reagon Kroacia

Tifozët e Crvena Zvezdës kanë shkaktuar skandalin e radhës, kësaj here kanë vendosur një tank ushtarak pranë stadiumit të tyre.

Vendosja e tankut ka ndodhur para ndeshjes së kthimit në play-off të Ligës së Kampionëve kundër klubit zviceran, Young Boys. Tanku i llojit T-55, i blerë nga depoja ushtarake, është parkuar pranë stadiumit si “atraksion”, sipas klubit serb.

Ky veprim ka shkaktuar reagimin e Kroacisë, i cili shtet ka vlerësuar se vendosja e tankut, simbolizon sulmin e forcave serbe në qytetin Vukovar në fillim të Luftës Kroate për Pavarësi në vitet 1990-ta./21Media