Bartës i listës së koalicionit, Ramush Haradinaj

Bartës i listës së koalicionit, Ramush Haradinaj

PSD dhe AAK kanë zyrtarizuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor. Dy liderët e partive në fjalë e kanë quajtur këtë si “bosht të koalicionit të fitores”, derisa janë shprehur të hapur edhe për koalicionet e tjera qoftë para apo pas zgjedhore, duke e përmendur në veçanti edhe LDK-në.

Në këtë koalicion, dy partitë janë dakorduar që bartës i listës të jetë kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, gjersa Ahmeti tha se nga ana e PSD-së nuk ka pasur pretendent për postin e kryeministrit. Ndërsa thanë se detajet për numrin e deputetëve dhe renditjen do të japin informacione gjatë ditëve në vijim.

Sipas Ahmetit, ky koalicion parazgjedhor eshte pretendet serioz per te fituar zgjedhjen.

Ndërkaq, nga ana tjetër edhe Haradinaj tha se ky koalicion është dëshmi për pjekuri politike./21Media