Sejdiu flet pas takimit me Veselin

Sejdiu flet pas takimit me Veselin

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu pas takimit që patën me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë, nuk mund të ecë përpara pa konsensus, dhe as pa partitë opozitare.

Ai ka kujtuar se kjo parti do të shkojë në çdo takim ku temë e diskutimit është dialogu Kosovë- Serbi.

“Si PSD kërkesa jonë përveç që rezoluta e PSD-së të votohet është që ky debat të kthehet në Kuvend. Vetëm duke u ulur mund të gjejmë zgjidhje të përgjithshme. Politikën në ketë vend duhet ta shndërrojmë në përballje argumentesh në institucione. Kushdo që do të na ftojë këtë qëndrim do ta prezantojmë, Kuvendi është mënyra edhe vendi”, u shpreh deputeti Sejdiu.

Sejdiu ka shtuar se diskutimi dhe platforma shtetërore të bëhet në Kuvend.

“Më vjen mirë që qeveria ishte marrë vesh për ketë rezolutë. Përmbajtja pa proces nuk garanton asgjë. Propozimi për z.Limaj ka ardhur një orë para seancës dhe ka dy gabime. E para i ngutshëm, e dyta unë nuk besoj në persona kur nuk e di detyrë. Më parë platforma pastaj ekipi. I vetmi kuvendi mundet me e nxjerrë personin më adekuat”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas takimit porositi sot se Kosova nuk duhet t’i lejojë Serbisë të tregojë fuqi më shumë se ne, ndërsa për rezolutën e propozuar mbi dialogun tha se aty janë përfshirë të gjitha ato që kanë dashur pozita dhe opozita.