Pas LDK-së dhe VV-së i bashkohet edhe PSD-ja

Pas LDK-së dhe VV-së i bashkohet edhe PSD-ja

Partia Socialdemokrate (PSD), e mirëpret dërgimin e Ligjit për Delegacionin Shtetëror në Gjykatën Kushtetuese. Sipas zëdhënëses së PSD-së, Natyra Kuçi, kjo do ta qartësojë përputhshmërinë apo jo të Ligjit me Kushtetutën, rrjedhimisht edhe legjitimitetin e tij.

VV-ja e LDK-ja thonë se Ligji për Dialogun shkel kushtetutën, ata në një konferencë për media paralajmëruan protesta.

“Paradoksalja : në njërën anë kritikohet Ligji duke pretenduar se ai ndërhyn në kompetencat kushtetuese të drejtuesve të institucioneve në marrëveshjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër kërkohet të ndalen të njëjtit ta firmosin marrëveshjen (lexo : Presidenti në marrëveshjen me Serbinë). Logjikja : Delegacioni Shtetëror është problemi, sepse po e pengon Presidentin në marrëveshjen me Serbinë”, thuhet në postimin e PSD-së./21Media