Takimi do të fillojë në orën 11:00

Takimi do të fillojë në orën 11:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa sot nga ora 10:00 takohet me kreun e Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmetin.

Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

PSD-ja ka vendosur vija të kuqe vetëm për një koalicion më PDK-në.

Javën e kaluar Isa Mustafa ishte takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Pas takimit të dy kryetarët ishin shprehur se janë pajtuar “për një qeveri që ua kthen shpresat qytetarëve”.

Jo zyrtarisht mësohet se pjesë e takimeve të kreut të LDK-së, do të jenë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj.

Zgjedhjet e parakohshme priten të mbahen në fund të muajit shtator ose në fillim të muajit tetor të këtij viti./21Media