Pse bankat kanë frikë nga bitcoin?

Bitcoin dhe kriptovalutat tjera të decentralizuara u lejojnë njerëzve të tregtojnë direkt me njëri-tjetrin, duke shkurtuar nevojën për një ndërmjetës, i cili në tregtinë tradicionale është një bankë

Bankat në përgjithësi paguajnë tarifa për shkak se  kanë krijuar një nivel besimi se transaksionet kalojnë pa probleme dhe çdo gjë regjistrohet në mënyrë korrekte.

Çelësi i suksesit të bitcoin është diçka që quhet “blockchain”, i cili është mjet për të zgjidhur problemin, pasi monedha digjitale është e hapur për t’u kopjuar dhe shpenzuar më shumë se një herë, derisa bankat kanë të bëjnë me valuta fizike.

Megjithatë, blockchain vepron si një libër digjital, ku çdo transaksion i vetëm, i quajtur bllok, është i lidhur në mënyrë të sigurt së bashku duke përdorur kriptografi dhe enkriptim. Është e verifikueshme, në dispozicion për këdo që zotëron bitcoin dhe është imun ndaj mashtrimit dhe hakmarrjes, ndryshe nga bankat e centralizuara.

Mundëson një portofol digjital që mund të ruhet në telefon që të lidhet drejtpërdrejt me një tjetër në mënyrë të sigurt dhe të përpunojë një transaksion.

Si i tillë, bitcoin heq nevojën për çdo lloj banke ose rregullator tradicional.

Bankat nuk janë të lumtura për këtë dhe sipas Financial Times, bankat britanike kanë nisur të shmangin kompanitë që merren me bitcoin.

Back to top button