Sot është e premte dhe është dita e 13 në kalendar, një ditë që cilësohet se të gjitha gjërat shkojnë keq

Sot është e premte dhe është dita e 13 në kalendar, një ditë që cilësohet se të gjitha gjërat shkojnë keq

Por a e dini pse konsiderohet si një ditë e frikshme?

E premtja është dita e kryqëzimeve, andaj gjithmonë të premtet janë cilësuar si ditë të pendimit dhe abtenimit, ka thënë Steve Roud, autor i librit “The Penguin Guide to the Superstitions of Britain and Ireland”, shkruan rtv21.tv.

Sa i përket numrit 13, folkloristja Anne Marie Langram thotë se gjithmonë është cilësuar si i pafat shkaku i numrit të njerëzve që ishin në darkën e famshme “Darka e Fundit”, ku ishin 13 të pranishëm përfshirë edhe Jezu Krishtin.

Langram thotë se viktorianët ishin shumë të intriguar pas folklorit, kështu që bashkuan të premten dhe datën 13 për të krijuar një ditë dyfish të pafat./21Media