Artistes shqiptare ia prish planet mamaja

Artistes shqiptare ia prish planet mamaja

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi në një intervistë për mediat e huaja, ka treguar që ka qenë pjesë e audiconeve në filmin “Hustlers” të Jennifer Lopez.

Artistja shqiptare tha që ka kandiduar për rolin e një vajze ruse nga qyteti i New York-ut, përcjellë rtv21.tv

Ani pse Bebe Rexha ishte pjesë e audicionit ajo nuk mori asnjë rol dhe kjo për arsye të mamas së saj që nuk dëshironte që Bebe të portretizonte një striptizere.

Nëna ime nuk ishte e lumtur me këtë fakt dhe më tha që nuk mund ta luaja rolin e një striptizere”, ka thënë Bebe, përderisa ka treguar që Jennifer Lopez ishte shumë e mirë me të gjatë pjesës së garimit.

Xhirimet e filmit “Hustlers” kanë filluar tashmë dhe pjesë e tij do të jenë personazhet e njohura si: Jennifer Lopez, Cardi B, Lili Reinhart, Julia Stiles dhe Keke Palmer./21Media