Musliu: Nga kush po frikësohemi

Musliu: Nga kush po frikësohemi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka pyetur se pse flamuri i Kosovës po vendoset nëpër terr në hyrje të Prishtinës.

“Pse Flamuri i Kosovës po vendoset neper terr? Nga kush po frikësoheni? Kemi apo nuk kemi Shtet???”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ndryshe pas shumë kërkesave që me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, flamuri shtetëror është duke u vendosur tani në hyrje të Prishtinës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot ka dhënë urdhër për vendosjen e flamurit të Kosovës “Te Rrethi”. Kurse kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte arsyetuar që vendosja e flamurit nuk është në kompetencën e tij./21Media